Në Kinotekën e Maqedonisë nga sot deri më 16 shkurt do të mbahen Ditët e filmit kinez dhe do të shfaqen pesë filma nga kinematografia kineze të xhiruara nga viti 2003 deri më 2013.
Paraqitja e filmave do të fillojë me filmin “Kafshatë nga Kina: Dhurata nga natyra” nga vitit 2012, kushtuar historisë së ushqimit, ushqyerjes dhe gatimit në Kinë.
Të hënën publiku do të mund ta shohë filmin artistik “Ekuacioni për dashurinë dhe vdekjen” sipas skenarit dhe regjisë të Baoling Cao, i xhiruar në vitin 2012, ndërsa në ditët në vijim do të shfaqen edhe filmat artistikë: “Dy bëhen një” nga vitit 2006 në regji të Ving-çeong Lou”, “Telefoni” i regjisorit Sjaogang Feng i xhiruar në vitin 2003 dhe “Moment dashurie” në regji të Gavin Lin nga vitit 2013.