Rajon & Botë

Fillojnë bombardimet e para amerikane kundër ISIS-it në Libi

Shefi libian i qeverisë së unionit kombëtar, Fayez al Sarraj, njoftoi sot se SHBA-ja kishte proceduar me sulmet ajrore kundër pozicioneve të grupit Shteti Islamik (ISIS) në bastionin e tij në Sirte, në saj të kërkesës së Libisë.

“Bombardimet e para amerikane kundër objektivave të sakta të ISIS-it u zhvilluan sot duke i shkaktuar humbje të rënda xhihadistëve në Sirte”, njoftoi Sarraj gjatë një fjalimi në televizion.

“Në përgjigje ndaj kërkesës së qendrës së komandimit të operacioneve për rimarrjen e Sirtes dhe në koordinim me Ministrinë e Mbrojtjes, këshilli presidencial, në funksionin e tij si komandant suprem i ushtrisë libiane, kërkoi një mbështetje të drejt përdrejtë nga SHBA-ja për të zhvilluar sulme ajrore të shënjestruara kundër pozicioneve të ISIS-it në qytetin e Sirtes dhe rrethinat e tij”, theksoi shefi i qeverisë.

Nga ana tjetër, Pentagoni konfirmoi menjëherë këto bombardime.