Aktuale

Fillimi i javës nis me mot të ndryshueshëm

Sot dhe nesër në territorin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se vranësirat e ç’rregullta, të cilat do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh do të karakterizojnë motin në këto 48 orë. Vlerat e temperaturave minimale, për dy ditët e para të javës, parashihen të lëvizin në kufijtë 14-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës nga 25-27 gradë Celsius

Ndërkoha nga pasnesër, ditën e mërkurë, do të ketë ngritje të temperaturave deri në 31 gradë Celsius. /KosovaPress/