Shëndetësi

Fieri i ëmbël kundër kollitjes

Fieri i ëmbël – Polypodium vulgare- është bimë shëruese, e cila në medicinën tradicionale ka kohë që ka konfirmuar efikasitetin e saj.

Sidomos është e çmuar te banorët e Alpeve. Fieri i ëmbël rritet pothuajse në të gjitha malet e Evropës dhe gjendet në vende me lagështi, ku toka është më kualitative.

Për të qenë kurimi më efikas, bima duhet të jetë e vjetër më së paku katër vjet. Për t’u ruajtur për një afat më të gjatë, ajo duhet vendosur në kavanoz të errët, i cili duhet të mbyllet mirë, transmeton KosovaPress.

Fieri i ëmbël përdoret edhe si lloj çaji për shërimin e ftohjes, kollitjes, alergjisë, sëmundjeve shpirtërore.

Adhuruesit e medicinës e rekomandojnë edhe për shërimin e mushkërive, problemeve në veshka, lukth, mëlçi. Po ashtu është bar efikas edhe kundër çarjes së lëkurës. Çaji i fierit të ëmbël nuk rekomandohet për gra shtatzëna, pasi që ndikon në abortim.