Policia e Fierit ka sekuestruar sot 9 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa ndërkohë që ka vënë në pranga 17-vjeçarin Xh.B i cili e mbante lëndën narkotike të fshehur në banesën e tij.
Një ditë janë finalizuar tre operacione përmes të cilave janë sekuestruar edhe disa doza kanabisi dhe janë prangosur edhe personat e përfshirë konkretisht në Mallakastër-Patos-Lushnje! Në Mallakastër në banesën e Xh.B, 17-vjeç janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 9 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Në Patos Kristian Hoxhës, 34-vjeç i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Ndërsa në Lushnje Mihal Dhanës, 23-vjeç, në vendin e quajtur “Plasmasi” në një pikë kontrolli të ngritur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Lushnje është ndaluar automjeti tip Nisan Mikra me targa LU 8486 B, i cili drejtohej nga J.Dh dhe pasagjer Mihal Dhana kishte fshehur 3 doza lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.