Arsim & Kulturë

Festivali i Sanremos cakton datat për vitin tjetër

Finalja është 11 shkurti ndërsa në një prej netëve këndojnë ata që konsiderohen “këngëtarët e mëdhenj”, e në një natë tjetër prurjet e reja.

Sanremo, Festivali më i madh i muzikës në Itali e ku këndojnë vit për vit këngëtarët më të mëdhenj dhe ata që premtojnë nga ky shtet, ka caktuar datat për edicionin e vitit tjetër.

Sanremo Song Festival do të mbahet për pesë netë me radhë, nga 7 e deri me 11 shkurt në Ariston Theater në Sanremo, dhe do të modelohet prapë nga Carlo Conti

Finalja është 11 shkurti ndërsa në një prej netëve këndojnë ata që konsiderohen “këngëtarët e mëdhenj”, e në një natë tjetër prurjet e reja.

Nuk dihet ende nëse Sanremo do të dërgojë në Eurovizionin e vitit tjetër fituesin e festivalit, sic ka bërë shpesh ndër vite.

Sanremo ka hapur edhe konkursin për këngët që duan të jenë pjesë e festivalit, me afatin e fundit datën 7 tetor.

Elsa Lila e Ana Oxa janë dy shqiptare që kanë marrë pjesë në këtë festival. Ana Oxa e ka fituar dy herë Sanremon, ndërsa Elsa Lila dy herë ka qenë pjesë e festivalit por jo me sukses të madh.