Njësitet policore kanë ndërhyrë në një aheng familjar që mbahej në komunën e Vushtrrisë, me ç’rast edhe kanë konfiskuar një armë zjarri.
Në fakt, sot rreth orës 11:05, në Stacionin Policor Vushtrri, është pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në një nga fshatrat e Vushtrrisë.
Mbi bazën e informacionit fillestar janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitë policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat.
“Njësitet policore në vendin e ngjarjes, ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar një armë me gaz dhe një karikator me gjashtë fishekë të kalibrit 9 mm”, thuhet nga policia.
Tutje sqarohet se në cilësi të të dyshuarit është intervistuar Xh. A., (65 vjeçar), ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt./FaktePlus