Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora sot feston ditëlindjen.
Rita Ora për ditëlindje ka udhëtuar në Australi, ku edhe iu bë pritje madhështore, shkruan lajmi.net.
Ajo që nga momenti i arritjes në atë vend, ka publikuar imazhe përmes së cilave tregon pritjen dhe dhuratat që mori.
Me të arritur në hotel, dhoma e saj ishte dekoruar me balona, buqeta lulesh, shampanjë, tortë dhe dhurata nga marka “Cartier”.
Ndërsa, në një video që ndau me ndjekësit, Rita shfaqet duke vallëzuar, ku shkroi “Si ndihem si 28 vjeçare”. /Lajmi.net/