ShowBiz

Fero ka disa fjalë për Met Elshanin pasi u plagos me armë zjarri

Fero ka publikuar një fotografi me menaxherin e tij dhe kishte disa fjalë për të.

Fero ka ndarë me ndjekësit një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën shfaqet pranë Met Elshanit, shkruan lajmi.net.

Reperi kishte disa fjalë për menaxherin e tij, i cili gjatë ditës së djeshme ishte qëlluar me armë zjarri në Prishtinë.

“Një vëlla mund të mos jetë gjithmonë i afërt, por një i afërm do të jetë gjithmonë një familjar@mettelshani 👑”, ka shkruar Fero.

Për ndryshe, reperi gjatë ditës së djeshme ka publikuar projektin e ri me titull “Momo”, të cilin e solli në duet me Zzapin. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli