ShowBiz

Fernando Muslera: Këngëtarja kosovare më solli fat me këngën e saj (Video)

Këngëtarja kosovare, Laureta Asya Gashi, po shijon sukses të jashtëzakonshëm.

Ajo para pak ditëve ka publikuar këngën e saj në gjuhën turke ‘Riya’ e cila ka arritur të brumbullojë qindra klikime shkruan arbresh.info.

Por nuk mjafton me kaq, kënga e këngëtares kosovare, para dy ditësh është lëshuar në stadionin e madh turk ‘Galatasaray Arena’e që për këngëtaren
padyshim që ka qenë një gëzim i madh.

Kjo këngë duket se menjëherë ka marrë vëmendjen e popullit turk, në postimin e fundit që Asya ka bërë para pak minutave,tregon se si para ndeshjes
kënga e saj i ka sjellur fat lojtarit të famshëm Fernando Muslera.

Për këtë fakt, kanë shkruar të gjitha portalet e famshme turke, ku tregojnë se mbrojtësi numër një i golave Fernando Muslera, tek sa po dëgjonte këngën
e Asyas në stadionin e madh, është motivuar për lojë dhe i ka sjellë fat pasi skuadra e tij përfundoi pa marrë asnjë gol nga ekipa kundërshtare.

Në linkun më poshtë mund të dëgjoni dhe vlerësoni ju vetë këngën e këngëtares kosovare./Arbresh.info