Fermerët në Shqipëri po përgatiten për të aplikuar në skemat e shpërndarjes së subvencioneve 2017, që janë miratuar nga qeveria në muajin shkurt.
Ekspertë të bujqësisë shpjegojnë se, udhëzimi përkatës që detajon mënyrën e aplikimit pranë Agjencisë se Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, pritet të dalë së shpejti duke i hapur rrugë procesit.Gjatë këtij viti, fondi i vënë në dispozicion për këtë qëllim është 1.6 miliardë lekë.
Financimet adresur këtij sektori kanë ardhur gjithnjë e në rritje, pasi edhe konsiderohet si motor i rritjes ekonomike.
Skema për investimet janë për:rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve për të garantuar furnizimin e qëndrueshëm të tregut; përmirësimin e teknologjisë së kultivimit dhe të mbrojtjes së bimëve;prodhimin e perimeve në ambiente të mbrojtura;mbarështimin e blegtorisë, bletarisë dhe akuakulturës;furnizimin e qëndrueshëm të tregut dhe rritjen e të ardhurave financiare për familjet e zonave rurale;nxitjen e investimeve në sektorin e përpunimit, ruajtjes dhe marketingut të produkteve;rritjen e mundësisë së fermerëve për mjete të mekanizuara;nxitjen e formalizimit, kooperimit dhe organizimit të shoqërive të bashkëpunimit bujqësor (SHBB).
Projektet fituese do të përzgjidhen në bazë të hartës së rajonizimit të miratuar nga Ministria e Bujqësisë.