Aktuale

Ferizajasi kap peshkun 22 kilogramësh dhe e lë sërish në ujë

Një rast i jashtëzakonshëm ka ndodhur në Liqenin e Vërmicës.
Një peshkues nga Ferizaji, në një komunikim me Gazetën Express ka treguar se ka kapur një peshk 22 kilogramësh.

Bardh Jahiri tregon se peshkun e ka kapur në Liqenin e Vërmicës, kurse e ka hedhur pas pak sërish në ujë.

Në fotografitë dhe videon e dërguar, peshku duket vërtetë gjigant./Gazeta Express/