Përmes raportit 24 orësh të policisë është bërë e ditur se të martën në Ferizaj janë arrestuar dy meshkuj për veprën “Trafikim me njerëz”, me ç’rast viktimë ka qenë një femër.
Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa viktima (femër) është dërguar në strehimore, transmeton Express.
Njoftimi i plotë i policisë:
Ferizaj, më 28.08.2017-NN. Pas hetimeve të zhvilluara, me 29.08.2017 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë nën dyshimin se kanë kryer veprën e cekur. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktima femër K-Shqiptare pas intervistimit në prezencë të mbrojtësit të viktimave është dërguar në strehimore.