Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person i gjinisë mashkullore pasi ka keqpërdorë seksualisht një vajzë të mitur në Ferizaj.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia, transmeton Express.
Njoftimi i plotë:
KEQPERDORIM SEKSUAL I PERSONIT NEN MOSHEN 16 VJEQ
Ferizaj, më 26.01.2018-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka keqpërdor seksualisht viktimën femër K/Shqiptare-e mitur. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.