Aktuale

Ferati: Dëshpërimet e mitrovicasve më shtynë të hy në politikë

Binjak në horoskop, i pëlqejnë barcoletat shumë, sidomos inteligjente dhe që nuk lëndojnë të tjerët, adhurues i muzikës klasike vazhdimisht, elektro, rapsodike me tematikë kombëtare dhe i zërit të arritur deri në perfeksion, si dhe di të këndoj vetë.

Është shumë këmbëngulës dhe i durueshëm, ndërsa kur ka mbetur pa para në jetë, ka huazuar. E pi duhanin, por jo edhe alkoolin. Nuk ka pasur të dashur kurrë, dhe nuk planifikon të ketë.Ky është përafërsisht backgroundi më i shkurtër i Fehmi Feratit, kandidatit për kryetar të ardhshëm të Mitrovicës.Ferati i cili pretendon postin e të parit të qytetit të Mitrovicës nga partia Vetëvendosje, gjatë një interviste për KosovaPress, ka treguar arsyen pse ka vendosur të hyjë në politikë, pse nën ombrellën e Vetëvendosjes, por ka rrëfyer edhe për planet, synimet dhe projektin e tij për Mitrovicën.Ai ka mohuar mundësinë e dështimit të tij në këtë garë, duke thënë se garancë për këtë e ka punën, përvojën dhe angazhimin e tij shumëvjeçar, për të cilat tha se i ka bërë gjithmonë me nder.

Ferati foli edhe për konkurrentët e tij, për të cilët tha se janë njerëz të mirë të gjithë, por potencoi kreativitetin si virtyt që e dallon nga të tjerët.Ai ka sugjeruar kandidatët konkurrentë të jenë të kujdesshëm në fjalorin e tyre gjatë fushatës, dhe të mos premtojnë gjëra të parealizueshme.Rreth shtyllave kryesore të programit, ai ka përmendur veç tjerash arsimin, shëndetësinë, turizmin, e sidomos raportet me Trepçën, si shtyllat kryesore të programit të tij.
Ferati ka porositur elektoratin që kundërshtarët në politikë të mos i shohin si armiqë./KosovaPress/