Femrat, të cilat shpesh ngjyrosin flokët, mund të jenë në rrezik më të madh për t’u prekur nga kanceri i gjirit, tregon një studim i ri, transmeton KosovaPress.
Profesori Kefa Mokbel nga Londra ka përcjellë studimet lidhur me ngjyrosjen e flokëve dhe kancerit të gjirit, dhe ka gjetur se femrat që kanë ngjyrosur më shpesh flokët, kanë qenë 14 për qind më shumë të rrezikuara nga kjo sëmundje.
Ai konsideron se femrat duhet të ngjyrosin flokët vetëm pesë herë në vit dhe të përdorin prodhime me përbërës natyror.
Në një studim të ndarë, kërkuesit finlandezë kanë zbuluar se femrat që ngjyrosin shpesh flokët preken nga kanceri i gjirit, por thonë se është e paqartë nëse këto prodhime direkt shkaktojnë sëmundjen.