Shëndetësi

Femra kujdes, po e rrezikoni shëndetin me këtë veprim

Viteve të fundit, kur është bërë modë udhëtimi me makinë, shumë njerëz po rrezikojnë shëndetin me ecjen minimale gjatë ditës.

Kujdesi ndaj fëmijëve, punët e shtëpisë kanë qenë shkaktarë që femrat nuk kanë pasur kohë mjaftueshëm për të ushtruar në Britani, shkruan Dailymail, transmeton Indeksonline.

Shumica e meshkujve bëjnë deri 10 mijë hapa në ditë, ndërsa femrat e kanë të pamundur të arrijnë këtë shifër.

Ato gjatë ditës bëjnë më pas se 5 mijë hapa. Zakonisht ato bëjnë 4,908 hapa deri në 5982.

Zbulimi ka ardhur nga teknologjia, të cilën të gjithë smartfonët e kanë. Përmes aplikacionit, kanë arritur të zbulojnë se sa hapa bëhen zakonisht gjatë ditës nga të dyja gjinitë.

Ekspertet e çështjes u bëjnë thirrje femrave që të ecin më shumë, në mënyrë që të mos rrezikojnë shëndetin e tyre, duke u prekur nga sëmundjet e zemrës./Indeksonline