Një femër e dehur është filmuar teksa sulmonte shtëpitë e fqinjëve të saj me blloqe betoni.
Ajo kreu sulmin pasi fqinjët e saj u ankuan për zhurmat që vinin nga shtëpia e saj.
Jemma Samuels nga Lancashire festonte me miqtë deri vonë, por jo vetëm që nuk i mori parasysh ankesat e fqinjëve, por edhe i sulmoi ata.
Gjykata vendase e gjobiti me 50 paund dhe dha urdhër që ajo të kufizonte festat dhe të mos afrohej te fqinjët.




