Rajon & Botë

Fëmijët sirianë në Turqi bëjnë rroba të markave britanike

Fëmijët refugjatë sirianë kanë bërë rroba për blerësit britanikë, sipas një hetimi të fshehtë që ka bërë BBC-ja.

Panorama e fabrikave të hetuara në Turqi, shfaqë fëmijë të cilët punojnë në prodhimin e rrobave për Marks dhe Spencer, si dhe për faqen e blerjeve online ASOS.

Refugjatët janë gjetur duke punuar ilegalisht në Zara dhe mango, transmeton KosovaPress.

Të gjitha markat thonë se po monitorojnë me kujdes zingjirët e tyre të furnizimit dhe nuk tolerojnë shfrytëzimin e refugjatëve apo fëmijëve.