Përfaqësues të Ministrisë së Kulturës përveç dhuratave kanë shprehur gatishmërinë që këta fëmijë t’i përkrahin edhe më tutje për të plotësuar siç thanë ata obligimin e tyre.
Sebahate Beqiri kryetare e kësaj shoqate ka shprehur falënderimin në emër të të gjithë fëmijëve por ka theksuar se ata kanë nevojë të mirë-trajtohen, raporton KTV.
“Uroj që fëmijët me aftësi të kufizuar të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme dhe të realizohen të drejtat e tyre dhe shpresoj që ky do të jetë viti i fundit që të urohemi për një jetë më të mirë por këta fëmijë, uroj të ketë trajtim të barabartë”, ka thënë Beqiri. Ndërkaq Bujar Kadriu, kryetar i Forumit kosovar për persona me aftësi të kufizuara ka premtuar angazhim për një mirëqenie më të mirë të këtyre fëmijëve derisa ka premtuar se do të angazhohen që ata të jenë pjesë kontributdhënëse të kësaj shoqërie.