Aktuale

Fëmija sulmohet nga qeni i fqinjit

Një vajzë e mitur është sulmuar nga një qen, pronë e fqinjit të saj.

Policia raporton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Zjaq të Mitrovicës ku thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarës ka dalë njësiti policor dhe gjuetari i cili e ka eliminuar qenin.