Hetuesit e Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore-Prizren, në sheshin “Shadërvan”, kanë hasur një fëmijë të moshës 7 vjeçare i nacionalitetit rom duke kërkuar lëmoshë.
Kushtet atmosferike në atë kohë ishin shumë të ftohta, fëmija është marrë nga hetuesit dhe është sjelle në Stacion Policor, ku është kërkuar edhe asistenca e punëtorit social.
Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar gjyshi i saj i cili pas konsultimit me prokurorin kujdestar të krimeve të përgjithshme ndalohet në ndalim policor për 48 orë./KosovaPress/