Aktuale

Fëmija 4-vjeçar lufton për jetë pas rënies nga kati i 7-të në Shkup

Një kabllo telefonike ia ka shpëtuar jetën fëmijës 4-vjeçar i cili është rrëzuar nga kati i 7-të i një ndërtese në lagjen Aerodrom të Shkupit. Bëhet fjalë për fëmijë që ka rënë nga dritarja pasi është lënë vetë në banesë, meqë nëna e tij ka dalë për të paguar llogaritë në bankë, njoftoi portali 24Vesti.

Sipas dëshmitarëve okularë, rënie e fëmijës e ka zbutur një kabllo e rrjetit telefonik dhe degët e një druri ku është ngatërruar ai.

Pas rrëzimit fëmija e ka humbur vetëdijen, por më pas i ka hapur sytë dhe ka nisur të qajë dhe ta kërkojë nënën e vet.

Për momentin, sipas informatave të portalit, fëmija është në spital, në gjendje të rëndë, me fraktura në pjesën e kraharorit dhe të këmbëve.