Producenti i njohur i shumë hiteve shqiptare, ka kurorëzuar dashurinë e tij me fejesë.
Bëhet fjalë për Brilantin Hodajn i njohur si Prygo, shkruan GazetaExpress.
Vajza që i ka rrëmbyer zemrën producentit quhet Etlevë Çoçaj, me të cilën Brilantini është në lidhje prej vitesh.
“She said yes” , ka shkruar Prygo sipër një fotografie ku shihet dora e tashmë të fejuarës së tij me unazë në gisht.
Ndryshe Brilanti momentalisht është ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të këngëtarit Blero dhe së bashku ata krijuan shumë hite./GazetaExpress/