Ndonëse s’ka mbetur dhe shumë që Kylie të sjellë në jetë bebushin e saj të parë, 20-vjeçarja me shumë gjasa s’do ta konfirmojë kurrë shtatzëninë me gojën e saj. Jo vetëm kaq, por sërish ia doli që fansat të fokusohen diku tjetër dhe jo tek pritje e ëmbël.
Kylie Jenner mund të jetë fejuar dhe çfarë mund ta vërtetojë këtë më shumë se një unazë diamanti?
Motra e vogël e familjes së famshme, përmes një postimi bërë së fundmi në Snapchat, ka zbuluar unazën e shndërritshme, të vënë pikërisht në gishtin ku mbahet unaza e martesës.
Teksa ngiste makinën për të shkuar në festën e Kim-it për bebushin e 3-të, Kylie duket se donte që të gjithë të mësonin se lidhja e saj me Travis Scott po bëhet gjithnjë e më serioze. Çifti ka 5 muaj bashkë, por siç duket janë të bindur për njëritjetrin.
Një unazë dhe një bebush gjatë rrugës janë prova e gjallë e gjithë kësaj.