Rajon & Botë

FDNJ i kërkon OKB-së të nisë hetimet për shkeljet e rënda të drejtave të njeriut pas grushtit të dështuar të shtetit

Fondacioni Drejtat e Njeriut (FDNJ) i ka kërkuar Kombeve të Bashkuara (OKB-së) që të marrë masa të menjëhershme dhe të nisë hetimet për dëshmitë e besueshme për shkeljet e renda të të drejtave të njeriut në Turqi, pas tentativës për grushtin e shtetit të muajit të kaluar. Fondacioni për të Drejtat e Njeriut, i ka kërkuar Kombeve të Bashkuara që të dërgojë në Turqi një mision të përbashkët, i cili përfshin Raportuesit Special mbi Torturën, pavarësinë e gjyqtarëve, lirinë e shprehjes dhe lirinë e shoqatave, dhe Grupin Punës për Arrestimet Arbitrare, për grumbullimin fakte dhe për të hetuar gjendjen e mijëra e personave të arrestuar në kuadër të spastrimeve të vazhdueshme të qeverisë pas grushtit të shtetit. Shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut përfshijnë privimin arbitrar të lirisë, një goditje të paprecedentë ndaj medias së lirë, cënimin e plotë të pavarësisë së gjyqësorit, si dhe raste të tjera të rënda të torturës, përfshirë përdhunimet e të ndaluarve.

“Fondacioni për të Drejtat e Njeriut posedon raporte të shkeljeve flagrante të drejtave të njeriut që po ndodhin aktualisht në Turqi, si pjesë e një politike shtetërore për të linçuar mijëra pjesëtare të anëtarëve të supozuar si pjesëtarë të Lëvizjes “Gylen”, lideri në mërgim i së cilës akuzohet për komplotin e grushtit të shtetit. Regjimi autoritar i Turqisë duhet të respektojë standarded e procesit dhe të lejojë shoqatën që të parandalojë eskalimin e dhunës të nxitur nga vetë strukturat shtetërore” u shpreh Thor Halvorssen, president i Fondacionit për të Drejtat e Njeriut. “Nëse Erdogani ka asgjë për të fshehur, atëherë ai duhet të lejojë vëzhguesit e të drejtave të njeriut që të kenë akses të plotë, të menjëhershëm dhe të pakufizuar në Turqi. Përkundrazi, ai ka premtuar se Turqia do të tërhiqet nga juridiksioni i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, shtoi Halvorssen.

Përllogaritet që qeveria e Kryeministrit Binali Yildirim deri tani ka mbyllur mbi 130 media, përfshirë gazeta, revista, radio, kanale televizive dhe shtëpi botuese, dhe dhjetëra gazetarë janë arrestuar dhe ndodhen në qelitë e paraburgimit. Sipas informacioneve të siguruara nga mediat ndërkombëtare, shumë prej gazetarëve të arrestuar janë emra të njohur të medias së pavarur me një karrierë të gjatë dhe tejet profesioniste në në Turqi. Qeveria gjithashtu ka shkarkuar rreth 3 mijë gjyqtarëve dhe 21 700 nëpunës të Ministrisë së Arsimit, ka pezulluar 21 mijë mësues të shkollave private; dhe ka detyruar 1500 dekanëve të universiteteve në mbarë vendin që të japin dorëheqjen. Mijëra policë dhe ushtarakë janë pushuar nga puna ose janë arrestuar.

Indikatorët e respektimit të të drejtave të njeriut në Turqi janë përkeqësuar ndjeshëm gjatë sundimit të Presidentit Erdogan. Shkeljet e të drejtave dhe të lirive të shprehjes, të lirisë së shtypit, lirisë së aksesit në internet, si dhe cënimi i pavarësia e gjyqësorit tashmë janë shndërruar në ngjarje të zakonshme në Turqi. Politikanët, aktivistët dhe gazetarët përballen me kërcënime të vazhdueshme dhe ndëshkime për shkak të punës së tyre dhe shpesh persekutohen dhe ndiqen penalisht sipas ligjeve penale të miratuar me qëllimin e vetëm për të shtypur kritikat ndaj qeverisë. Pas demonstratave të vitit 2013-2014, autoritetet kanë rritur ndjeshëm numrin e të arrestuarve dhe procedimet penale për aktivitetet online, përfshirë tëeets dhe komentet në Facebook që kritikojnë qeverinë. Qeveria është gjithashtu ka urdhëruar bllokimin e mijëra faqeve të internetit dhe heqjen e përmbajtjes së tyre online dhe lejohen vetëm në kushtet e një kontrolli të plotë. Pas grushtit të shtetit të dështuar, kjo situatë është përkeqësuar akoma më shumë.

“E drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut parashikon kufizime të të drejtave të njeriut në periudha të trazirave politike. Por, kjo do të thotë se dhe gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, është e jashtëligjshme që një qeveri të përdorë arsyet e “sigurisë kombëtare”, “sigurinë publike”, ose “parandalimin e trazirave” për të kufizuar të drejtat dhe liritë themelore dhe të patjetërsueshme të njeriut. Këto përfshijnë, ndër të tjera, të drejtën e jetës dhe të drejtën për të mos u torturuar dhe për të mos u trajtuar në mënyrë çnjerëzore ose degraduese. Në mënyrë të ngjashme, është e jashtëligjshme që qeveritë që të përdorin gjendjen e jashtëzakonshme për të ndjekur agjendat e tyre politike”, u shpreh Centa B. Rek Chajtur, bashkëpunëtore ligjore ndërkombëtare pranë Fondacionit për të Drejtat e Njeriut. “Si nënshkruese e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, Turqia duhet të zbatojë me përpikmëri këto rregulla ndërkombëtare”, shtoi Rek.

Fondacioni për të Drejtat e Njeriut (FDNJ) është një organizatë jopolitike dhe jofitimprurëse që promovon dhe mbron të drejtat e njeriut në nivel global dhe ka në fokus të punës së tij shoqëritë e mbyllura.