Rajon & Botë

FBI parandalon një sulm terrorist të ngjashëm me atë në Nisë

FBI ka njoftuar se ka arrestuar sot në Nju Jork një të dyshuar, i cili ishte përpjekur të ofronte mbështetje për Shtetin Islamik dhe të mbështeste organizimin e një sulmi në Times Square.

Reuters raporton se i dyshuari është Mohamed Rafik Naji (37) nga Jemeni, i cili akuzohet për bashkëpunim më Shtetin Islamik nga një gjykatë në Brooklyn, ku jetonte, transmeton KosovaPress.

Sulmi ishte planifikuar të kryhej në Times Square dhe fuqia e krimit mendohej të ishte e ngjashme me atë në Nisë të Francës./KosovaPress/