FBI nuk do të ngre asnjë akuzë ndaj Hillary Clinton në lidhje me çështjen e e-mailve.
Me këtë vendim FBI ka njoftuar Kongresin të dielën se nuk ka ndryshuar vendimin e saj në lidhje me përdorimin e emaileve private si Sekretare e Shtetit, duke i hequr një re të zezë kësaj të fundit, dy ditë para zgjedhjeve presidenciale në ShBA, ka njoftuar Neë York Times.
Drejtori i FB-së, James B. Comey tha në një letër drejtuar anëtarëve të Kongresit se “bazuar në rishikimin tonë, nuk kemi ndryshuar vendimin të cilin e kemi shprehur në korrik në lidhje me Sekretaren Clinton”, transmeton KosovaPress.