Faza e fundit e evakuimit të zonave të mbajtura nga rebelët në qytetin sirian të Aleppos, thuhet se po përballet me vonesa.
Aktivistët e opozitës thanë se një konvoj i autobusëve kishte qëndruar pa lëvizur brenda natës, duke i detyruar njerëzit të presin në temperatura të ftohta me pak ushqim dhe pije, shkruan BBC.
Mediat shtetërore fajësuan rebelët në provincën në afërsi të Idlib, duke i akuzuar ata se kanë penguar largimin e njëkohësishëm nga dy qytetet shiite pro-qeveritare.
Kryqi i Kuq thotë se rreth 25,000 njerëz kanë lënë Aleppon javën e kaluar.
Ata janë duke u transportuar në një fshat në perëndim të Aleppos dhe në Idlib, ku janë duke u ngritur kampet, transmeton KosovaPress.