Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se deputeti Faton Topalli e ka marrë përkrahjen e aktivistëve të Qendrës së Ferizajt për të qenë kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e 22 tetorit.
“I urojmë të gjithë aktivistët pjesëmarrës të këtij procesi. Z. Topalli i urojmë suksese në garën për kryetar”, thuhet në njoftimin e VV-së./KosovaPress/