Aktuale

Fatmir Limaj sot paraqitet në gjykatë

Seanca gjyqësore për rastin e njohur si “Syri i Popullit” sot pritet të vazhdojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe dëshmitari i parë që do të dëgjohet është zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj

Në këtë çështje janë implikuar shumë figura të larta publike që sipas pretendimeve të Prokurorisë organizata “Syri i Popullit” i ka cilësuar si tradhtarë dhe që duhet ekzekutuar.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme do të dëshmojnë në gjykatë edhe profile të tjera të larta politike e publike.

Deri tani nga figurat e larta kanë dhënë dëshmi edhe presidenti Hashim Thaçi dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës e figura të larta politike.