Myslimanët në mbarë botën sot po festojnë Kurban Bajramin, i cili tek shqiptarët njihet ndryshe edhe si Bajrami i Vogël. Besimtarët e besimit Islam me fillim nga ora 06:49 kanë falur namazin e Kurban Bajramit.
Ceremonia kryesore është mbajtur si rëndom në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku prezent kanë qenë një numër i madh besimtarësh, si brenda xhamisë ashtu edhe në oborrin e saj.
Në Xhaminë e Re në Fushë Kosovë sapo ka përfunduar falja e Namazit të Kurban Bajramit, njofton Klan Kosova.
Aty të pranishëm ka qenë një numër i madh qytetarësh.
Në hytben e mbajtur nga imami i kësaj xhamie, Sead Kelmendi është treguar se si ka mbetë tradita e mbajtjes së kësaj feste.
“Kjo festë tregon sakrificën që prej pejgambereve, konkretisht Ibrahimit që deshi ta sakrifikonte të birin e tij Ismailin për hir të Zotit, por zoti i ka dërguar kurbanin.”
“Që atëherë ka mbet që besimtarët në këtë ditë të prejnë kurbanë dhe atë ta ndajnë me të varfrit”, ka qenë disa nga fjalët e Kelmendit.
Ai ka shtuar se në këtë ditë besimtarër duhet shtrirë dorë njëri me tjetrin.
Kurban Bajrami është njëra nga dy festat më të mëdha islame. Për nder të kësaj feste theren kurbane, ndërsa besimtarët e kryejnë njërin nga pesë kushtet e fesë islame, shkuarjen në Haxh.
Manifestimi qendror kushtuar festës së Kurban – Bajramit, po mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
“Manifestimi filloi në ora 5:35, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit pati ligjëratë tematike kushtuar kësaj feste, drejtuar nga Samir Ahmeti – profesor në Medresenë e mesme “Alaudin””, thuhet në njoftim të BIK-ut.
BIK po ashtu bën me dije se namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 06:49..
“Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 6:49 të cilit do t’i prij Burhan ef. Hashani, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbaj, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora”, njofton Bashkësia Islame e Kosovës.
Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, po ashtu sot BIK-u, tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.