Rajon & Botë

FARC do t’i dorëzojë OKB-së edhe 400 armë të tjera

Shefi i Misionit të OKB-së në Kolumbi, Jean Arnault, ka njoftuar se Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) do t’u dorëzojnë edhe 400 armë të tjera.

Shefi i Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Kolumbi, Jean Arnault, ka njoftuar se Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) do t’u dorëzojnë edhe 400 armë të tjera.

Në një deklaratë për gazetarët, Arnault ka theksuar se janë duke vazhduar punimet në hapësirat e mbledhjes të caktuar nga Mekanizimi për Monitorim dhe Verifikim i OKB-së (MM&V) për dorëzim të armëve dhe socializëm në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar mes qeverisë së Kolumbisë dhe FARC-ut.

Arnault është shprehur se në punimet e deritanishme janë regjistruar 85 përqind e armëve të FARC-ut, duke shtuar se shpresojnë që së shpejti kjo shifër të arrijë në shtatë mijë. Duke tërhequr vëmendjen se disa nga armët në duart e organizatës janë të reja, Arnault ka thënë se nga fundjava nga organizata do t’u dorëzohen edhe afër 400 armë.