Përfitimet shendetesore nga fara e zezë për disa lloje te semundjeve
Farat e bimëve që lulëzojnë një herë në vjet, Nigella Sativa, janë çmuar për vetitë e tyre shëruese nga kohrat e lashta.Të dhënat më të hershme të kultivimit dhe përdorimit të saj vijnë nga Egjipti i lashtë.
Vaj i farave të zeza në fakt u gjet në varrin e Faraonit egjiptian Tutankhamun, që daton rreth 3300 vjet më parë. Në kulturën arabe, fara e zezë është e njohursi“Habbatulbarakah”, që do të thotë “fara e bekimit.” Besohet gjithashtu se profeti islamik Mohammed ka thënë se ajo është “një ilaç për të gjitha sëmundjet përveç vdekjes.”
Shumë prej përfitimeve atribuar tradicionalisht farës së zezë në rolin e shëndetit janë konfirmuar plotësisht në literature bio mjekësore.
Më poshtë gjeni disa prej perfitimeve shendetesore nga fara e zeze për disa lloje të sëmundjeve dhe përdorimi i farës së zezë si ilac, siç janë:
Tipi i 2 I Diabetit– Dy gram farë e zezë në ditë kanë rezultuar në uljen eglukozës duke ulur rrezistencën e insulinës dhe është rritur funksioni beta-qelizor.
Infeksioni Helicobakter Pylori: fara e zezë posedon klinikisht efekte të dobishme anti H. pylori, të krahasueshme me terapi tre fishtë çrrënjosjese.
Tensionii lartë: Përdorimi i përditshëmi 100 dhe 200 mg ekstrakt i fares së zezë dy here në ditë, për 2 muaj, u gjet që të ketë një efekt në uljen e tensionit.
Astma: Një studim gjeti se ekstrakte të ziera me ujë të fares se zeze të ketë efekt relativisht të fuqishëm anti-astmatik.
Mbron kundër dëmtimit nga sulmi në zemër:.Një ekstrakt thymoquinone nga fara e zeze ka një efekt mbrojtës kundër dëmtimit të lidhur me sulmin në zemër
Ndalon dëmtimin e veshkave te personat me diabet
Parandalon rritjen e kancerit të gjirit: Një ekstrakt thymoquinone nga fara e zeze pengon rritjen e tumorit.
Ndihmon ne eliminimin e qelizave aggressive te kancerit te trurit
Eliminion qelizat e leukemisë.
Parandalon rritjen e kancerit ne mëlci.
Përdoret si antioksidant.