Fansi i ka kërkuar martesë Kendall Jennerit.
Kendall Jenner është një nga modelet më të famshme në botë, shkruan lajmi.net.
Duke qenë e tillë ajo rreth vetes ka mbledhur një numër të madh të fansave të cilët e mbështesin por ka të atillë edhe që i propozojnë martesë
Diçka e tillë ka ndodhur së fundmi ku një fans i flaktë i saj është ulur në gjunjë për t’i propozuar.
“O Zot! Je shumë i ëmbël. Ne nuk e njohim njëri-tjetrin”, është dëgjuar duke thënë Kendall nga brendia e veturës luksoze.
Sigurisht se modelen e ka befasuar ky fakt dhe ka vendosur që me mirësjellje t’i thotë ‘jo’ propozimit për martesë.
“Nuk ta di as emrin! Por, më vjen mirë që u njoftuam. Je shumë i këndshëm”, thuhet të jetë shprehur ajo./Lajmi.net/
