ShowBiz

Fansat e bllokojnë aktorin turk në qendër tregtare, detyrohet të ndërhyjë ushtria libaneze

Burak Ozçivit është aktor që gëzon famë të madhe në shumë vende të botës.

Burak Ozçivit së fundi ka udhëtuar në Liban, ku edhe numëron shumë fansa, shkruan lajmi.net.

Teksa gjendej në një qendër tregtare, aktori u bllokua nga një turmë e madhe e fansave, të cilët nuk ia mundësonin atij lëvizjen nga ai vend.

Buraku fillimisht po shoqërohej nga rojet e sigurisë së asaj qendre, por më tej kishte nevojë edhe për një ndërhyrje tjetër.

Për ta larguar nga kjo qendër, u detyrua të ndërhyjë edhe ushria libaneze, duke e bërë që kjo ngjarje të komentohet edhe në shtypin turk.

Kujotjmë se Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij, Fahriye Evcen muaj më parë u bënë prindër për herë të parë. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli