Aktuale

Familjari i të plagosurve në Prizren godet policin

Rreth orës 17:55, I dyshuari A. S. familjar i viktimave të rastit të Tentim Vrasje te ndodhur ne Prizren 23.10.2017 Rr. Jusuf Gervalla ne ambientet e Kafiterisë “Kalaja” e duke dashur të hyjë në vend ngjarje godet në befasi me grusht zyrtarin policor në shenjë frustrimi për rastin e ndodhur.

Më pas zyrtarët policor arrijnë ta fusin nën kontroll situatën dhe të dyshimtin e prangosin.

Zyrtari policor i lënduar, sipas Policisë është dërguar në Qendrën Emergjente ku i ofrohet ndihma mjekësore.

Sipas mjekut kujdestar, zyrtari policor kishte pësuar lëndime të lehta trupore. Lidhur me këtë rast janë njoftuar njësitet relevante të policisë.

Është kontaktuar Prokurori Kujdestar i cili ka udhëzuar që i dyshuari i këtij rasti të ndalet për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga njësite përkatëse policore./KosovaPress/