Trupi i pajetë i policit që vrau ambasadorin rus në Ankara muajin e kaluar, do të varroset në varrezat komunale. Vendimi sipas agjensise turke te lajmeve Anadolu vjen pasi paraprakisht familja e tij ka refuzuar të marrë trupin e tij.
Më 19 dhjetor të vitit të kaluar, 22 vjeçari Mevlut Mert Altintas qëlloi për vdekje ambasadorin rus Andrey Karlovin në kohën kur ky i fundit po mbante nje fjalim në hapjen e një ekspozite në kryeqytetin turk, në Ankara.
Altintas më vonë u qëllua për vdekje gjatë shkëmbimit të zjarrit me personelin e sigurisë.
Burimet brenda gjyqësorit shprehen se Instituti për Mjekësi Ligjore në Ankara, më 21 dhjetor ka kryer autopsinë e policit të vrarë, mirëpo që nga atëherë askush nuk ka shkuar qe të marrë trupin e pajetë të tij.
Sipas institutit, trupi i sulmuesit duhej të merrej brenda 15 ditëve.