Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me stafin e tij, ishin në fshatin Hamidi për të uruar familjen Prokshi për shtëpi të re.
Shtëpia e re e cila u përurua sot ishte bashkëfinancim ndërmjet komunës, një donatorit dhe për mes emisionit “ Ndihmo edhe Ti”
Kryetari Gashi, ia dorëzoi çelësat e shtëpisë dhe e përgëzoi familjen Prokshi, që është bërë një zgjedhje e duhur duke i uruar familjes shëndet dhe mbarsi.
Kryefamiljari Naim Prokshi e falënderoi kryetarin Gashi dhe donatorin për ndërtimin e shtëpisë. /ObiliqiPress