Punimet që po zhvillohen në një ndërtesë në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë, po bëjnë që një familje të ndihet e rrezikuar për shembjen e shtëpisë së tyre ngjitur me banesat.
Pronarja e shtëpisë thotë se ka kundërshtuar punimet mbi shtëpinë e saj për arsyeje se po rrezikon shembjen e shtëpisë, shkruan lajmi.net
Por e pafuqishme që t’i bind punëtorët e kompanisë ndërtimore, ajo është dashur që sot ta kërkojë edhe ndihmën e Policisë për ta zgjidhur problemin.
Policia dhe Inspektorati Komunal sot ishin në vendin e ngjarjes por nuk deshën të flasin për media. /lajmi.net