Aktuale

Familja jep njoftimin për varrimin e Art Kurtit

Aktori i njohur Art Kurti ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në fshatin Goden në Gjakovë, shkruan GazetaBlic.

Ai u gjet i vdekur në një makinë për motive ende të paditura.

Ndërsa autopsia e trupit ende nuk ka përfunduar, por Policia e Kosovës është shprehur se dyshohet për vetëvrasje.

Familja e të ndjerit deri më tani nuk është deklaruar për rastin, por vëllai i tij, Kreshniku ka publikuar njoftimin për të dhënat rreth cermonisë mortore, përfshirë homazhet dhe varrimin.

Homazhet do të mbahen në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë nga ora 15:30-17:30, ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat e Tyrbes së Sheh Fetahut (dalja për Prizren) në ora 18:00./GazetaBlic