Familja e 14 vjeçarit thotë që janë shkelur të drejtat civile të adoleshentit pasi ai ishte arrestuar, marrë në pyetje dhe suspenduar nga shkolla, pas sjelljes së orës të ndërtuar me dorë në klasën e tij.
Familja e adoleshentit që ishte arrestuar dhe akuzuar se ka sjellë një bombë të punuar me dorë në klasë ka ngritur padi kundër shkollës, shkruan Independent.
Ahmed Mohamed, atëherë 13 vjeç, solli një orë në klasën e tij ku u keqkuptua për bombë, tani ka ngritur akt akuzë për shkollën e cila ka shkelur të drejtat e tij civile, dhe i ka paraqitur me një padi në Irving, të Teksasit.
Shkolla e mesme MacArthur ka suspenduar adoleshentin për tre ditë, madje edhe kanë ngritur padi për posedim të bombës tallëse, transmeton KosovaPress.