Vdekja e tij ka shokuar miliona fansa në të gjithë globin.
Mirëpo, derisa shumica e tyre kanë shpresuar për një funeral publik për ta nderuar për herë të fundit, duket se familjarët e vokalistit kryesor i rok grupit Linkin Park, Chester Bennington po mendojnë që varrimi i tij të bëhet vetëm me familjarë dhe miq, transmeton arbresh.info.
Sipas mediave amerikane, familja e Chester po ashtu po planifikon që të mos e bëjë varrimin e të dashurit të tyre pranë varrit të rokerit tjetër të famshëm i cili kishte bërë vetëvrasje në maj të këtij viti, Chris Cornell.
Chester i ka dhënë fund jetës së tij javën e kaluar në rrethana ende të paqarta./Arbresh.info.