Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të dy personave të cilët dyshohet se kanë falsifikuar para në vlerë prej 40 mijë eurosh
Përmes një njoftimi, Prokuroria bën të ditur se të pandehurit, I.S. dhe F.B., nga data 8 shkurt 2019 gjer me datë 14 shkurt 2019, merren vesh për të vënien në qarkullim paranë e falsifikuara, duke qenë në dijeni për cilësinë e tyre, i vënë në qarkullim si të vërteta, në atë mënyrë, pasi që i pandehuri F.B., gjatë asaj periudhe pemës telefonit kontakton dhe takohet me zyrtarët policor, të cilët zbatonin urdhrin për “blerje të stimuluar”, me ç’rast merren vesh për blerjen e 40 mijë eurove, në kundërvlerë të parave origjinale prej 25%, ku si përfundim lenë takim në një lokal në komunë të Klinës, për këmbimin e të cilave ditën kritike, i pandehuri I.S., me datë 14 shkurt 2019, rreth orës 18:00, i njëjtit 300 metra para se të arrij në vendin e takimit i hedh nga vetura parat e falsifikuara në vlerë prej 39.300 (tridhjetenëntëmijetreqind) euro, ku pasi arrin tek zyrtarët policor- stimuluesit, menjëherë arrestohet dhe i konfiskohen parat e falsifikuara.
“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehurin të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.