Aktuale

Falsifikon targat gjermane, arrestohet në Merdarë

Një shtetas i Gjermanisë është arrestuar në pikën kufitare Merdarë, pasi që i njëjti dyshohet se ka falsifikuar-ndërhyrë në targa të veturës gjermane.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Kurse, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti në aeroport ka prezantuar dokumente të falsifikuara. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./KosovaPress/