Aktuale

Falsifikoi dokumente për interesa vetjake, arrestohet noteri në Delvinë

Pas një viti hetim, policia e Delvinës ka vënë në pranga për Shpërdorim detyre”, Shkëlqim Haxhin 56 vjeç, banues në fshatin Bamatat, Delvinë (Ish-Noter).

Policia ka bërë arrestimin e këtij personi në bazë të një procedimi penal të filluar 1 vit më parë, ku ka rezultuar se shtetasi Shkëlqim Haxhi, në kohën kur punonte si Noter pranë një zyre noteriale në Delvinë, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumente me qëllim përfitimi vetjak. Sipas të dhënave kjo vepër penale për të cilën është dënuar me 4 muaj burg.