Kuriozitete

Fakte interesante për Korenë e Veriut

Koreja Veriore aktualisht është shteti me i izoluar politikisht ne bote. Pas saj janë Somalia, njeri nder rajonet e botes pa pushtet te organizuar dhe Mijanmar (ish-Birmania).

1. Themeluesi i Koresë Veriore, kryetari i pare Kim Il Song, ka krijuar shtetin e “vetembajtur”, domethënë politike shtetërore e cila e ka ndare ekonomikisht dhe diplomatikisht Korenë Veriore nga pjesa tjetër e botes, madje edhe ne kohe te varfërisë se madhe, siç është uria.

2. Kim Jong Il, i biri i themeluesit te shtetit, ka biografi dukshëm impresive: ka filluar te ece kur i ka pasur vetëm 3 jave, ndërkaq ka filluar te lexoje ne javen e tete. Ka shkruar me shume se 1.500 libra, ndërkaq për here te pare ka shkuar te luaje me birila, menjëherë i ka fituar 300 piket maksimale. Ai gjithashtu ka mundur te kontrolloje edhe situatën sinoptike me gjendjen e tij shpirtërore, ka shkruar 6 opera (te gjitha kane hyre ne histori te muzikës), ka qene edhe ekspert i kinematografisë.

3. Ushtria e Koresë Veriore është njëra nder me te mëdhatë ne bote. Ajo ka rreth 1.2 milionë ushtare aktive (plus 6 milionë ne rezerve), domethënë një nder 5 meshkujt e moshës nga 17 – 54 vjeç eshte ne kohe te plote ushtar. Sa për ilustrim, Koreja Jugore ka 680.000 ushtare.

4. Sado qe do te tingëllonte e pabesueshme, ekzistojnë njerëz qe kane ikur “Ne” Korenë Veriore. Njeri nder me te njohurit është James Joseph Dresnok, ushtar amerikan i cili ka ikur ne Korenë Veriore neper fusha minash ne vitin 1962. Ai tani është aktor standard ne filmat e tij propagandistike (gjithmonë aktron amerikanin e keq).

5. Punëtori mesatar ne Korenë Veriore fiton rreth 1.5 deri 3 euro ne muaj (mesatarisht rreth 700 euro ne vit). Privatet mund te fitojnë edhe deri ne 100 euro, ndërsa biznesmenët e pakte te pasur fitojnë edhe deri ne 500 euro ne muaj.

6. Vetëm ushtria dhe zyrtaret qeveritare mund te kenë automjete.

7. Banoret e Koresë Veriore mund te kenë vetëm njërën nga 28 frizura te lejuara.

8. Interneti nuk ekziston, përveç rrjetit te mbyllur shtetëror, për ç ‘shkak pak njerëz fare dine se çka ndodh ne pjesën tjetër te botes. Qeveria kontrollon rreptësishtë programet televizive dhe te radios, ndërkaq qasje te kufizuar ne internetin “e vërtetë” kane vetëm disa njerëz ne qeveri.

9. Midis 150.000 dhe 200.000 banore te Koresë Veriore jetojnë ne llogore te rrethuara me rrethoja elektrike (Human Rights Ëatch). Llogoret me te këqija janë për ata qe kane bere krime politike – ne raste te tilla ne llogore dërgohen edhe tere familjet e kundërshtarëve. 40% qind e te burgosurve vdesin për shkak te mungesës se ushqimit apo punës se rende (Human Rights Ëatch).

10. Ne vitin 1978, agjentet e Koresë Veriore kane kidnapuar regjisorin e Koresë Jugore, Shin Sang Ok dhe bashkëshorten e tij, aktoren Choe Eun Hui, me qellim te krijoje industrine filmike ne Korenë Veriore. Çifti ka arritur te ike pasi qe i kane bere dhjetëra filma.

11. Sipas raporteve te Qeverise se Koresë Jugore, Koreja Veriore shpenzon për ushtrinë një te treten e te ardhurave vetjake kombëtare.

12. Energjia elektrike kryesisht ndërpritet natën, ndërkaq shtëpitë kane energji elektrike vetëm disa ore ne dite.

13. Te ardhurat te Koresë Veriore kryesisht mbështeten ne eksportin ne Japoni dhe ne shtete te tjera përreth, ndërkaq eksporton barna te falsifikuara, si p.sh. Viagra, narkotike si p.sh. metamfetamina, cigare false dhe bankënota false prej 50 dhe 100 dollarësh (keto bankenota janë quajtur “superdollare”, sepse është e vështire te zbulohen). Gjithashtu u shet edhe arme grupeve te ndryshme joformale ushtarake.

14. Koreja Veriore është nder me te izoluarat, por gjithashtu konsiderohet edhe shteti me misterioz.

15. Koreja Veriore ben pjese ne vendin e trete për nga numri i ekzekutimit me vdekje, menjëherë pas Kines dhe Iranit (Amnesty International).

16. Marihuana ne Korenë Veriore është legale, dhe fare nuk është klasifikuar si droge.

17. Koreja Veriore zyrtarisht ka pushuar te jete shtet komunist ne vitin 2009. Ideologjia e re shtetërore quhet “Juche” (e vete qëndrueshme, ushtria ne plan te pare…)

18. Arkeologet e Koresë Veriore ne vitin 2012 zyrtarisht kane publikuar qe kane zbuluar ‘strofullen” e njëbrirëshi te cilin e ka shaluar mbreti Tongmyung, para 2000 vjetësh.

19. Edhe pse jetojnë ne kushte te veshtira, ku mbizotërojnë uria dhe regjimi politik i ashper, ne Korene Veriore 99% e njerëzve dine shkrim-leximin.

20. Lufta ndërmjet Koresë Veriore dhe Koresë Jugore teknikisht zgjat akoma. Ne vitin 1991 dy Korete kane nënshkruar marrëveshjen mbi mospërdorimin reciprok te forcës.