Deputetja në Parlamentin Evropian Tania Fajon ka deklaruar se Serbia duhet të realizojë ndryshime thelbësore kur është fjala për kritikat që vijnë nga Brukseli, para se gjithash në sundimin e ligjit dhe liri të shtypit, transmeton gazetametro.net.
“Keni fituar kryeministren e re, do të përcjellim zhvillimin e ngjarjeve dhe shpresojmë se do të jetë moment pozitiv në raport me BE”, ka thënë Fajon në intervistën për “Novosti” serb të së hënës.Ajo ka theksuar se duhet të jetë e sinqertë dhe shtoi se eurointegrimet janë rrugë dykahëshe.“Flitet se ky është një proces teknik, por të gjithë ne e dimë se nuk është, dhe se në fund është proces politik”, ka thënë deputetja sllovene, transmeton gazetametro.net.
Ajo ka shtuar se pret që përbërja e re e Komisionit Evropian do të jetë më ambicioze ndaj zgjerimit të BE dhe do të bëjë diçka më inovative prej hapjes deri te mbyllja e kapitujve.“Të gjithë duhet të bëjnë përpjekje shtesë, Serbia në reforma, ndërsa BE në ambicie ndaj gjithë rajonit, në mënyrë që integrimi i Ballkanit Perëndimor të shkon më shpejtë”, ka thënë Tania Fajon