Lajmin për varrimin e të ndjerit Fadil Vokrri e ka dhënë nënkryetari i FFK’’së Agim Ademi.
Ademi ka thënë se varrimi i Vokrrit do të behet nesër në Prishtinë në orën 17:00, raporton Express.
Ylli i futbollit kosovar Fadil Vokrri ka vdekur pas një sulmi në zemër.
Lajm tronditës për futbollin kosovar. Ka ndërruar jetë presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në moshën 57-vjeçare.
Gazeta Express i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe gjithë miqve e dashamirëve të futbollit.