Kohët e fundit, Facebook ka lëshuar një numër veçorish të reja që tregojnë fokusin e shtuar në përmbajtjet me video në rrjetin social.
Dhe përderisa rrjeti social po tenton të bëhet më personal, Facebook ka lëshuar një vegël të re e cila tash shfaqë një video me urimet e ditëlindjes që i merrni në Facebook.
Pasi të gjithë miqtë tuaj në Facebook njoftohen për afrimin e ditëlindjes tuaj, Facebook është bërë një vend ku urimet për ditëlindje shihen si një masë, edhe nëse është i vetmi shkëmbim mes dërguesit dhe marrësit, transmeton Gazeta Express.
Se si duket vegla e re me urimet që tani do t’i merrni për ditëlindje në Facebook, mund ta shihni një video shembull më poshtë.